Shuplaka e SHBA për zgjedhjet, reagon Gazment Bardhi

Shqipëria

Shuplaka e SHBA për zgjedhjet, reagon Gazment Bardhi

Më: 7 maj 2021 Në ora: 22:17
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka përshëndetur deklaratën e fortë që misioni i SHBA pranë selisë qendrore të OSBE në Vjenë dha në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Ku ambasadorja Elisabeth Rosenstock-Stiller theksoi se PS pati një avantazh të pabarabartë në këto zgjedhje pasi përdori makinerinë shtetërore.

Ndërkohë, sipas saj, blerja e votave ishte një problem i madh. Ajo ngriti edhe shqetësimin për skandalin e të dhënave, duke kërkuar hetim.

Pas deklaratës reagoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

‘Shtetet e Bashkuara duke iu referuar misionit të OSBE-së konstaton se partia në pushtet, kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën lokale, keqpërdorimit të burimeve administrative.

Ne gjithashtu shikojmë konstatimin e tyre, se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve.

SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjës çdo individ, që shkeli ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat