Shënohet 24-orëshi i parë që prej marsit 2020 që në Infektiv s’është paraqitur asnjë i sëmurë me COVID! Kalo: Vaksinimi po na ndihmon, mos nguroni

Shqipëria

Shënohet 24-orëshi i parë që prej marsit 2020 që në Infektiv s’është paraqitur asnjë i sëmurë me COVID! Kalo: Vaksinimi po na ndihmon, mos nguroni

Më: 8 maj 2021 Në ora: 08:54
Tritan Kalo

Dritë në fund të tunelit...Pas më shumë se një viti luftë me COVID-19, profesor Tritan Kalo ka njoftuar se është regjistruar 24 orëshi i parë që në Infektiv nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me COVID. Kjo për Kalon, është një tregues, se vendi ynë është në rrugën e duhur për të mundur COVID-in, edhe pse ka ende punë.

“Kohë kovidiane.... 8.05.2021.... Njëzet e katër orëshi i parë pas datës 8.03.2020 që në Shërbimin e Urgjencës së Sëmundjeve Infektive në QSUNT, nuku është paraqitur asnjë i sëmurë me Covid-19....E fituam këtë betejë me “flamën mbarëbotërore”, Pandeminë nga Sars-Cov2/Covid-19.....Shpejt për të folur me siguri, por kryesorja është se jemi në udhë të mbarë për të dalë nga tyneli i gjatë,  ku po ecim prej 14 muajsh që nga mbrëmja e 8-9 Marsit 2020....Kemi ende plot të sëmurë në gjendje të rëndë në mjediset spitalore, po ashtu dhe jo pak të sëmurë që mjekohen në banesat e tyre.... Kemi humbur qindra e mijra të afërt, miq e shokë.... Kemi kaluar e po kalojmë momente shumë të trishta, por ne nuk jemi dorzuar...Vetndërgjegjësimi dhe vetkujdesja kurrë të mos na zbehet dhe të na mungojë edhe pas sodit...MHD ( Masak, Higjena personaledhe kolektive, Distancimi gizik) mbeten shumë të efektëshme në këtë betejë me armilun e padukshëm....”, shkruan Kalo.

Ai vë theksin se një nga arsyet që ka ndihmuar në uljen e rasteve të reja dhe viktimave është procesi i vaksinimit, për këtë arsye iu bën thirrje të gjithëve që të vaksinohen. Gjithashtu, i siguron qytetarët se mjekët, janë në gadishmëri.

“Vaksinimi po na ndihmon që të dalim sa më shpejt nga ky tynel, ndaj për asnjë dekikë mos nguroni të vaksinoheni ndaj infeksionit Sars-Cov2/Covid-19....Mëndjeçarturit e gojështhururit kundër aplikimit të vaksinës kurrë nuk do të mbyllen, por nga shekujt populli na rikujton se :”Një gurë hedh budallai në lumë, e duhen 1000 të mënçur për ta gjetur e nxjerë atë nga ai”.....Duajeni dhe respektojeni sa më shumë veten si dhe ata që gjallojnë rreth jush.... NE, mantelbardhët dhe stafi mjeksor jemi kurdoherë këtu në vijën e parë për t’u kujdesur dhe ndihmuar në përballjen tuaj me virusin jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19....Koha po punon për Ne, që edhe me kujdesin e pa munguar të mundemi të gëzojmë sa më mirë bukurinë e këtyre viseve të së bekuarës Nënëlokes Shqipëri....Together forever!!!”, përfundon shkrimin e tij Kalo.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 131,577 të infektuar dhe 2,408 kanë humbur jetën. E ndërsa, sa i përket procesit të vaksinimit, në total në vendin tonë janë kryer më shumë se 585 mijë vaksinime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat