Humbi jetën në aksidentin pranë “Urës së Zogut”, zbulohet kush është viktima

Shqipëria

Humbi jetën në aksidentin pranë “Urës së Zogut”, zbulohet kush është viktima

Më: 8 maj 2021 Në ora: 10:53

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Milot-Morinë, pranë “Urës së Zogut” ku për pasojë humbi jetën një person.

Në pamjet e siguruara shihen dy makina të shkatërruara si dëshmi e aksidentit të rëndë.

Ndërkohë një 35-vjeçar i identifikuar si Fitor Ollomani që drejtonte mjetin tip “Volkswagen” humbi jetën në vend për shkak të përplasjes së fortë, teksa mbeti e plagosur pasagjerja e tij shtetasja me iniciale A.M.

Gjithashtu i plagosur është dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz” me iniciale Z.L.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat