Aksidentet, 2 viktima, 5 të lënduar/ Lezhë, tre aksidente të rënda në 24 orët e fundit

Shqipëria

Aksidentet, 2 viktima, 5 të lënduar/ Lezhë, tre aksidente të rënda në 24 orët e fundit

Më: 8 maj 2021 Në ora: 15:09
Foto

Dy të vdekur dhe 5 të plagosur rëndë, është bilanci i tre aksidenteve të ndodhura brenda 24 orëve në rrugët e Lezhës.

Në orët e para të mëngjesit në Milot u përplasen dy automjete si pasojë e një parakalimi të gabuar ku mbeti i vdekur 35-vjeçari, Fitor Ollomani nga Kukësi, i cili ishte punonjës i zyrës arsimore.

Gjatë ditës së djeshme në afërsi të fshatit Ishull Lezhë një 15-vjeçare ndërsa kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën u përplas nga një automjet dhe mori plagë të rënda dhe u transportua për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Disa minuta më vonë në afërsi të kryqëzimit të Kakarriqit dy automjete u përplasën kokë më kokë me njëra-tjetrën si pasojë e një parakalimi të gabuar dhe katër anëtarë të një familje morën plagë të rënda, por plagëve nuk mundi t’i shpëtonte Marjeta Gjergji, infermiere në maternitetin e Lezhës.

Rrugët pa standarde dhe mosrespektimi i sinjalistikës rrugore nga drejtuesit e automjeteve po përgjak çdo ditë rrugët e vendit tonë.

Lapidarët e njëpasnjëshëm janë dëshmia e jetëve të humbura nga aksidentet rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat