Pastrohet Velipoja/ Të rinjtë aksion pastrimi në pyllin pranë detit

Shqipëria

Pastrohet Velipoja/ Të rinjtë aksion pastrimi në pyllin pranë detit

Më: 8 maj 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Teksa Velipoja çdo fundjavë po pret dhjetra e dhjetra pushues, përgatitjet për sezonin turistik kanë nisur me vonesë, për shkak të fushatës elektorale.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, bashkia e Shkodrës, përmes administratës ka nisur pastrimin e bregut ranor. Ndërkaq, në krahun tjetër, dhjetra të rinj janë grumbulluar që vullnetarisht të pastrojnë lagunën e Vilunit.

Çdo sezon turistik, Velipoja pret rreth 200 mijë pushues, por shqetësimet kryesore mbeten hapësirat publike, sistemi i plazheve dhe mbeturinat.

Për këtë të fundit, duhet që edhe ne, qytetarët, të tregohemi me të kujdesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat