“Prokuroria e Elbasanit e kapur nga klani mafioz”/ Denoncimi: Spak të hetojë tabulatet e Taulant Ballës

Shqipëria

“Prokuroria e Elbasanit e kapur nga klani mafioz”/ Denoncimi: Spak të hetojë tabulatet e Taulant Ballës

Më: 8 maj 2021 Në ora: 17:26
Taulant Balla

Një tjetër denoncim ka ardhur në drejtim të drejtuesit politik të PS në Elbasan Taulant Ballës, ku kërkohet hetim për zbardhjen e tablateve telefonike të tij ditën e ngjarjes së rëndë ku u mbeti i vrarë një person dhe disa të plagosur, mes tyre edhe efektivë të policisë.

Ish-kryeministri Berisha ka postuar denoncimin e qytetarit dixhital, ku sipas tij Mehmet Greca ishte arkëtari i bandës që  paguante për votat e blera. Spak të hetojë tabulatet telefonike të Suel Çelës dhe Klement Xhaferrit me Taulant Ballen gjatë fshatës dhe para dhe pas ngjarjes.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Kerkohet zbardhja e tabulateve te Taulant Bego Yaris me banden e Elbasanit.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha Prokuroria e Elbasanit eshte e kapur nga Klani mafioz i Taulant Balles, Suel Çela Klement Xhaferri  jane organizatoret kryesor te blerjes se votes  per Taulant Ballen ne Elbasan.

Mehmet Greca ishte arketari i bandes qe  paguante per votat e blera.Spak te hetoje tabulatet telefonike te Suel Çeles,Klement Xhaferri me Taulant Ballen gjate fshates dhe para dhe pas ngjarjes,prandaj Taulantit ju be ftyra si kepuce e zeze diten e ngjarjes sepse eshte i lidhur koke e kembe me banden  e Elbasanit e cila ishte ne mision dite e nate per blerjen e votes.me respekt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat