Deputetja e PD: Rruga e Thethit vijon të jetë e bllokuar, të merren masa menjëherë të hapet

Shqipëria

Deputetja e PD: Rruga e Thethit vijon të jetë e bllokuar, të merren masa menjëherë të hapet

Më: 8 maj 2021 Në ora: 20:50
Teth

Përmes një postimi në Facebook Greta Bardeli, deputete e zgjedhur e Qarkut të Shkodrës, shkruan se rruga e Thethit vazhdon e bllokuar.

Ajo bën thirrje që kësaj situate t'i jepet zgjidhje banorët e zonës së Thethit kanë emergjenca dhe nevoja bazike të përditshmërisë.

Bardeli: Sot është data 8 Maj dhe rruga e Thethit vijon të jetë e bllokuar! Është jo normal veprimi i institucioneve përgjegjëse të qeverisë dhe xhirot boshe të atyre që e kanë detyrim ti japin zgjidhje situatës! Banorët e zonës së Thethit kanë emergjenca dhe nevoja bazike të përditshmërisë. Gjithashtu, mungesa e përgjegjësisë po i kushton shumë sezonit turistik dhe ekonomisë së zonës.

Bëj thirrje të merren masa të menjëhershme për zgjidhjen e situatës nga institucionet që detyrohen ligjërisht ta bëjnë një gjë të tillë. Rruga duhet të hapet pa asnjë vonesë tjetër për ti kthyer jetën normale Thethit dhe banorëve të nderuar të kësaj zone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat