Video e vrasjes/ Ky është momenti kur shqiptari ekzekuton me kallashnikov gruan e tij

Shqipëria

Video e vrasjes/ Ky është momenti kur shqiptari ekzekuton me kallashnikov gruan e tij

Më: 8 maj 2021 Në ora: 22:18
Koço Buzo ekzekutoi me kallashnikov bashkëshorten e tij Liljana Buzo

Kanë dalë pamjet e vrasjes së rëndë në Elbasan, ku 58-vjeçari, Koço Buzo, ekzekutoi me kallashnikov bashkëshorten e tij Liljana Buzo, 54 vjeç, menjëherë sapo kjo e fundit kishte dalë nga Gjykata. Siç shihet edhe nga video e JOQ, Koço Buzo, vrapon pas bashkëshortes së tij, e cila ishte e shoqëruar nga dy djemtë e saj dhe e qëllon atë nga mbrapa.

Menjëherë në këtë moment, ndërhyn një nga personat që ka qenë me 54-vjeçaren dhe i kapin armën. Pas këtij momenti, ndodh një përplasje fizike mes personit dhe ish-policit, i cili shihet se nuk e dorëzon armën. Ndërkohë, viktima shihet e vdekur në derën e një dyqani.

Kujtojmë se kjo ngjarje e rëndë u regjistrua pak ditë më parë dhe tronditi mbarë opinionin publik.

Në polici, Koço Buzo u shpreh se e vrau bashkëshorten, pasi nuk pranonte divorcin me të. Ai theksoi se i kishte thënë që kurrë nuk do ndahej nga ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat