Kraki: Shkarkimi i Metës për të eklipsuar temën e zgjedhjeve, sjellje që na largojnë nga BE

Shqipëria

Kraki: Shkarkimi i Metës për të eklipsuar temën e zgjedhjeve, sjellje që na largojnë nga BE

Më: 8 maj 2021 Në ora: 22:32
Ilir Meta

Në një intervistë për RTV Ora, analisti Nezir Kraki u shpreh se zgjedhjet janë të kontestuar dhe inicimi i nismës për shkarkimin e Metës, mua më duket si ato tymues për spektakël.

Sipas tij, janë sjellje të tilla që e largojnë Shqipëri nga pritshmëri evropiane dhe se është tragjike që të bëhet politikë si në Kazakistan, se atje nuk i intereson BE-ja,

Kraki: Zgjedhjet janë të kontestuar dhe inicimi i nismës për shkarkimin e Metës, mua më duket si ato tymues për spektakël. Procesi qëllimmirë është sqarimi i çështjeve zgjedhore dhe krijimi i një besimi te skena politike, edhe pse e shoh të vështirë. Ky është në spektakël shumë i gjerë që ka vite që Rama e bën dhe që është një manipulim i opinionit dhe propagandë që tashmë e njohim mirë. Shkarkimi i Metës nuk zgjidh asgjë në këtë moment, por Rama e sheh si një hakmarrje ndaj Metës dhe besoj për ta eklipsuar pak temën e zgjedhjes po bën këtë procedurë.

Janë sjellje të tilla që e largojnë Shqipëri nga pritshmëri evropiane. Është tragjike që të bëhet politikë si në Kazakistan, se atje nuk i intereson BE-ja, prandaj bëjnë spektakle të tilla me zgjedhjet. Nevojat me të cilët përballen shqiptarët, është e patolerueshme që të bëjnë sjellje të tilla, që janë kaq pa vlerë, vetëm për interesat e tyre. Ka 30 vite që skena politike në Shqipëri nuk ka prodhuar asnjë vizion të përbashkët apo një qasje strategjike për vendin.

Kraki shtoi se ai i ka sugjeruar Metës që ta linte presidentin dhe të merrej me politikë dhe me shumë mundësi do të kishte një rezultat ndryshe të zgjedhjeve.

Kraki: Nga ana e Kushtetutës, Meta ka dalë nga korniza e tij ligjore, d.m.th edhe ai duhet t'i hedhë pak ujë verës, ta zbusë pak. Unë i ka sugjeruar Metës që ta linte presidentin dhe të merrej me politikë dhe me shumë mundësi do të kishim një rezultat ndryshe të zgjedhjeve. Ai është bërë një farë burimi tensioni dhe një farë karburanti që e tensionon më shumë situatën. Meta ka më shumë armiq në skenën politike të vendit se sa armiq, dhe kjo nuk i shkon shumë shteti shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat