Basha uron besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit: Zoti ua shpërbleftë sakrificat!

Shqipëria

Basha uron besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit: Zoti ua shpërbleftë sakrificat!

Më: 8 maj 2021 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit.

Basha uron që Zoti t’i pranojë lutjet dhe t’ua shpërblejë sakrificat besimtarëve, në këtë muaj të shenjtë.

“Teksa hyjmë në ditët e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Natën e Madhe të Kadrit, natën e zbritjes së Kuranit.

Zoti i pranoftë lutjet tuaja dhe jua shpërbleftë saktificat. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat