Dalin rezultatet e llotarisë amerikane, kështu mund ta kuptoni nëse jeni fitues

Shqipëria

Dalin rezultatet e llotarisë amerikane, kështu mund ta kuptoni nëse jeni fitues

Më: 9 maj 2021 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Nga dita e djeshme kanë dalë rezultatet e llotarisë amerikane.

Ata që kanë luajtur dhe kanë pritur gjatë tashmë mund ta marrin një përgjigje nëse janë fitues potencial.

Por, si mund ta bëni një gjë të tillë?

Fillimisht klikoni mbi E-DVhttps://dvprogram.state.gov/, klikoni mbi butonin “Check Status”, dhe vendoseni kodin tuaj unik të aplikimit dhe pastaj shtypeni butonin “Continue”.

Pasi t’i keni kryer këto veprime atëherë do të shihni disa pyetje të cilat i keni pranuar gjatë fillimit të aplikimit.

Llotaria amerikane është një program që menaxhohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, me anë të së cilës një numri të caktuar të njerëzve nga shtetet e ndryshme të botës i mundësohet fitimi i “Green Card”, me të cilën mund të jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat