Krujë, plagoset gruaja pas shpërthen të bombolës në një banesë

Shqipëria

Krujë, plagoset gruaja pas shpërthen të bombolës në një banesë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një banesë në Tapizë të Krujës, ku ka shpërthyer bombola e gazit. Për pasojë, nga shpërthimi ka mbetur e plagosur një grua.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:20, në Tapizë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bombola ka shpëthyer aksidentalisht në banesën e shtetasit me inicialet M.S., të cilën e përdornin për gatim.

Për pasoje është lënduar bashkëshortja, shtetësia A.B., e cila ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat