Iu gjet automatik në shtëpi, arrestohet 38-vjeçari në Berat!

Shqipëria

Iu gjet automatik në shtëpi, arrestohet 38-vjeçari në Berat!

Më: 9 maj 2021 Në ora: 10:54
Ilustrim

Një 38-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme në Berat, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 38-vjeçari me inicialet M.B u arrestua pas informacioneve të marra se ai dispononte armë zjarri në banesë, në fshatin Kutalli, Dimal.

Pas kontrollit, atij iu gjet 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë.

Gjatë veprimeve hetimore paraprake rezultoi se shtetasi ai është autor i dyshuar i vjedhjes së një shume parash në një pikë karburanti, në datën 22.04.2021.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat