Bizneset "të zhytura" në borxhe e fajde

Shqipëria

Bizneset "të zhytura" në borxhe e fajde

Më: 9 maj 2021 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Më shumë se një vit pandemi ka sjellë që një numr i lartë biznesesh të marrin borxhe më shumë nga sa kanë kapital.

Banka e Shqipërisë raporton se në këtë situatë janë 22 përqind të të githë kompanive që veprojnë në Shqipëri, ndërsa 23 përqind e kanë huanë të njëjtë me kapitalin.

Më të dëmtuara rezultojnë të jenë sipërmarrjet e mesme dhe të vogla.

Po ashtu më shumë se një e treta e bizneseve kanë shënuar rritje të borxhit me të paktën 4.2 përqind.

Shqetësues është fakti se një pjesë e tyre e sigurojnë huanë në rrugë informale në persona të ndryshëm apo në kompani të tjera dhe jashtë sistemit bankar.

Përveç rëndimit të gjendjes financiare Banka e Shqipërisë raporton se pandemia i ka përballur bizneset edhe me vështirësi të tjera siç janë konkurrenca e padrejtë dhe gjetja e tregut.

Kjo ka sjellë rënie të konkurrencës dhe reduktim të ndjeshëm të shitjeve.

Përpos kësaj situate negative sipërmarrjet e mesme dhe të mëdha janë optimiste se gjendja do të përmirësohet, ndërsa ato të vogla janë pesimiste për gjashtëmujorin e parë të këtij viti madje presin një rënie të mëtejshme të nivelit të shitjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat