Frashëri: Vetingu i ka futur të gjithë gjyqtarët e prokurorët në një 'thes'

Shqipëria

Frashëri: Vetingu i ka futur të gjithë gjyqtarët e prokurorët në një 'thes'

Më: 9 maj 2021 Në ora: 16:59
Kastriot Frashëri

Avokati Kastriot Frashëri, një ditë para Ditës Kombëtare të Drejtësisë, thotë se avokatët përballen me një sërë problematikash.

E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja, shprehet se duhet të përmirësohet klima e bashkëpunimit mes avokatëve dhe sistemit të drejtësisë.

“Problematikat që përballen sot avokatët janë të shumta, jo vetëm kriza që ka sistemi I drejtësisë, e shtuar me pandeminë dhe rënien e ekonomisë, por ne ndeshemi më një sërë problemesh  që nga ana e institucioneve politikë-bërëse, dhe parlamenti. Duhet të përmirësohet klima mes e bashkëpunimit ndërmjet avokatëve dhe sistemit të drejtësisë, dhe ajo që kemi problem është administrata publike pasi kjo e fundit refuzon me një arrogancë që të përmbushë kërkesat e avokatëve."

Ai ka komentuar dhe reformën në drejtësi, ku sipas tij ka pasur anë pozitive dhe negative. Ai thotë se janë larguar shumë gjyqtarë dhe prokurorë që nuk duhet kurrsesi të largoheshin kurrsesi nga drejtësia.

"Në kemi më shumë se 4 vjet dhe kemi parë rezultatet e para . Nga njëra ka gjëra pozitive sepse janë larguar nga sistemi një numër gjyqtarësh që kanë të bëjnë me humbjen e besimit te drejtësia dhe nga ana tjetër ne jemi përballur sepse nga drejtësia janë larguar gjyqtarë dhje prokurorë të cilët, nuk duhej të largoheshin kurrsesi nga sistemi I drejtësisë.

Shohim se nga Komisionet e Vlerësimet janë mbajtur standarte të ndryshme edhe pse ka pasur kushte të njëjta. Gjykatat po mbeten bosh, pasi o reduktohen gjyqtarët. Unë nuk jam shumë optimist se do të ketë një drejtësi të pavarur.

Të gjithë presim që të riformatohe sa më shpejtë Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese, ndërkohë që në krahun tjetër po shohim se Gjykatat e Apelit po shkojnë drejt paralizimit të punës tyre pasi nuk ka gjyqtarë. Nëse qeveria nuk ju tërheqin veshin këta që realizojnë Vetting-un sepse nuk mund të largohet nga drejtësia për gjëra qesharake."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat