PD kërkon rivotim në 9 qarqe/ Logu: Në SPAK gjatë fushatës kemi paraqitur 50 kallëzime penale

Shqipëria

PD kërkon rivotim në 9 qarqe/ Logu: Në SPAK gjatë fushatës kemi paraqitur 50 kallëzime penale

Më: 9 maj 2021 Në ora: 22:08
Marash Logu

Juristi Marash Logu, ka folur në lidhje me çështjen që ka depozituar Partia Demokratike në SPAK, ku kërkoi pavlefshmëri të zgjedhjeve në 9 qarqe.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetarin Sebastian Zonja, Logu thotë se në SPAK kanë depozituar 50 kallëzime në lidhje me krimet zgjedhore ndërsa në prokuroritë e rretheve rreth 130 të tilla.

Në kemi  dorëzuar një mbarëvajtje të gjitha shkeljet q ne kemi pasur mundësi të evidentojmë. Ajo që kemi paraqitur janë material vuluminoze, mbi 600 faqe, ku paraqiten të gjitha shkeljet dhe kemi paraqitur fakte që kanë të bëjnë me këto shkelje. Ankimet tona janë të bazuara tek blerja e votës. Në SPAK kemi depozituar 50 kallëzime penale, ndërkohë në prokuroritë e rretheve ka rreth 130 kallëzime penale. Partia Demokratike ka depozituar më shumë 180 kallëzime.

Ai shprehet se pavarësisht kallëzimeve nuk kanë parë asnjë veprim nga ana e institucioneve të drejtësisë, për fenomenin e shitblerjes së votës.

"Por fatkeqësisht deri më sot nuk kemi parë të bëhet asnjë veprim, qoftë nga ana e SPAK apo prokuroritë e rretheve për të parandaluar fenomenin e shitblerjes së votës. Ajo që kërkojmë ne nga SPAK nuk është ndëshkimi penal të individëve por me faktin se blerja e votës nuk është vetëm vepër penale por edhe një shkelje e Kodit Zgjedhor."

Logu, ka treguar edhe se kur mund të shpallet pavlefshmëria e votës.

"Këtë çështje e ka zgjidhur Kodi Zgjedhor. Nëse shkeljet e ligjit kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor në atë masë sa ndikon në shpërndarjen e mandatit , shpallet pavlefshmëria ose rivotimi."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat