Mandati i tretë, Rama takim me deputetët në Pallatin e Brigadave

Shqipëria

Mandati i tretë, Rama takim me deputetët në Pallatin e Brigadave

Më: 10 maj 2021 Në ora: 09:46
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me deputetët e vjetër dhe ata të rinj që u zgjodhën më 25 Prill.

Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave..

Kryesocialisti Rama pritet të mbajë një fjalë përshendetëse para deputetëve, duke prezantuar kështu edhe sfidat dhe objektivat për mandatin e tretë qeverisës.

Ky do të jetë takimi i parë i Ramës me të zgjedhurit e rinj si deputetët të zgjedhur nga zgjedhjet e 25 prillit. Partia Socialiste fitoi 74 mandate në zgjedhjet parlamentare, duke siguruar që të qeverisë e vetme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat