Humbja e zgjedhjeve/ Jep dorëheqjen sekretari Organizativ i PD

Shqipëria

Humbja e zgjedhjeve/ Jep dorëheqjen sekretari Organizativ i PD

Më: 10 maj 2021 Në ora: 13:25
PD

Në Partinë Demokratike kanë nisur dorëheqjen e para brenda sekretariatit.

Mësohet se Sahit Dollapi ka dhënë dorëheqjen nga posti i sekretarit Organizativ të PD-së, një postet më të rëndësishme të një partie.

Ai ka dorëzuar dorëheqjen në PD dy javë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Largimi  tij vjen në moment kur funksionarë dhe eksponent të PD-së po kërkojmë largimin e Bashës nga posti i kryetarit duke e bërë atë si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve.

Largimi i Dollapit u përfol një ditë më parë, së bashku me atë të sekretarit të Burimeve Njerëzore në PD, Ervin Minarolli, por që u mohua. Ndërsa Dollapi e ka dhënë zyrtarizuar largimin, Minarolli e ka mohuar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat