Vijon prej ditës së djeshme zjarri në malet e Bulsharës në Mirditë, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikëseve

Shqipëria

Vijon prej ditës së djeshme zjarri në malet e Bulsharës në Mirditë, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikëseve

Më: 10 maj 2021 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Bulshar të Mirditës.

Gazetari Elidon Ndreka sjell pamje, ndërsa thekson se zjarri vijon me intensitet të lartë, për shkak të kushteve atmosferike me temperatura të larta dhe erë të fortë.

Momentalisht është e pamundur të izolohet vatra e zjarrit, për shkak të terrenit të thyer malore, që bën të pamundur ndërhyrjen me automjete zjarrfikëse.

Në terren ndodhen 5 punonjës zjarrfikës dhe 2 specialistë të pyjeve.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat