Dita e Drejtësisë/ Çela: Momenti për reflektim, kemi ende punë për të arritur ku duam

Shqipëria

Dita e Drejtësisë/ Çela: Momenti për reflektim, kemi ende punë për të arritur ku duam

Më: 10 maj 2021 Në ora: 16:20
Olsian Çela

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, në aktivitetin e organizuar në ditën kombëtare të drejtësisë tha se ky është një moment reflektimi për atë çfarë është bërë dhe se çfarë duhet bërë më tej.

Në fjalën e tij ai shpreht se ka ende shumë punë për të bërë, teksa ka ftuar edhe magjistratët të bëhen pjesë e këtij sistemi transformues.

Një vëmendje e posaçme i është kushtuar institucioneve të reja të drejtësisë.  

Me forcimin e pavarësisë së prokurorëve të rritet dhe përgjegjësia ndaj tyre, rrjedhimisht mbetet thelbësor edhe forcimi i mekanizmave. Modeli i bashkëveprimit ndërinstitucional duhet të vijojë. Kemi ende një rrugë të gjatë për të arritur atje ku duam. Thirrje magjistratëve dhe të gjithëve të bëhen pjesë e këtij procesi transformues”, tha Çela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat