Odiseja e njohjes së patentave shqiptare në Itali, marrëveshja nuk ka hyrë ende në fuqi

Shqipëria

Odiseja e njohjes së patentave shqiptare në Itali, marrëveshja nuk ka hyrë ende në fuqi

Më: 10 maj 2021 Në ora: 16:49
Foto nga takimi

Kjo e hënë shënon plot dy muaj nga dita kur kryeministri shqiptar Edi Rama e deklaroi të kryer njohjen e marrëveshjes për patentat shqiptare në Itali. 

"Ministrja Olta Xhacka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali. Më në fund! Faleminderit Luigi di Maio dhe faleminderit të gjithë atyre që punuan me durim për të arritur atje", shkruante më 10 mars 2021, kreu i qeverisë shqiptare në faqen zyrtare në Facebook.

Por sot 10 maj 2021, pra dy muaj më vonë, kjo marrëveshje nuk ka hyrë në fuqi e nuk njihet ende nga shteti italian.

Emigrantët shqiptarë në Itali përcjellin ankesa për mosmbajtje premtimesh e për vonesa të pajustifikueshme përtej limiteve të kohës që u ishte premtuar. 

Marrëveshje mes Italisë e Shqipërisë për njohjen e patentave shqiptare, ka skaduar prej dhjetorit të 2019, e  ka vënë në vështirësi ekonomike e punësimi mjaft prej emigrantëve shqiptarë që punojnë kryesisht në sektorin e transportit. 

Rtv Ora është interesuar pranë Minstrisë Italiane të Infrastrukturës për t'u informuar mbi afatin e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje e kohës që ende u duhet të presin emigrantët shqiptarë. 

Ashtu siç është përcjellë publikisht dhe nga autoritetet shqiptare, Ministria Italiane në përgjigjen e saj për Rtv Ora, informon se "Marrëveshja Itali-Shqipëri për njohjen e patentave është firmosur nga Ambasadorët e dy vendeve më datë 17 mars 2021."

"Ministria italiane e Infrastrukturës ka kuruar anën teknike të tekstit të kësaj marrëveshje", informon ky autoritet.

Ndërsa mbi afatin e hyrjes së saj në fuqi, Ministria italiane thotë se është në pritje të urdhëresës nga Ministria e Jashtme me firmat e shënimin e datës së hyrjes së saj në fuqi.

E deri në mbërritjen e kësaj urdhërese, emigrantët shqiptarë me patentë shqiptare u duhet ende të presin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat