Atentati mafioz/ E shkuara problematike e viktimës, në 2010 rrahu ish-juristin e Hipotekës

Shqipëria

Atentati mafioz/ E shkuara problematike e viktimës, në 2010 rrahu ish-juristin e Hipotekës

Më: 10 maj 2021 Në ora: 17:15
Vlorë

Dalin detaje të reja nga e shkuara e 40 vjeçarit Bledar Birçaj, që u ekzekutua sot në Vlorë.

Në 21 Dhjetor 2010 ai së bashku me të vëllanë Elton Birçaj kanë dhunuar ish-juristin e hipotekës së Vlorës me inicialet F.H.

Për këtë ngjarje dy vëllezërit janë proceduar në gjendje të lirë. Shkak i kësaj ngjarje është bërë, problemet që ata kanë pasur me dokumentacionin në një pronë që ndodhet në qytetin e Vlorës.

Më pas Birçaj, është arrestuar dhe në 27 janar 2011 nga policia dhe prokuroria e Vlorës pasi dyshohej për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë; “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”; si dhe “Shkatërrim prone”.

Ai ka qëndruar fillimisht në burg në masën e arrestit në burg 45 ditor dhe më pas në 9 mars 2011, gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në fund të procesit ai kishte përfituar dhe dëmshpërblim për shkak të akuzës së padrejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat