Feston ditëlindjen 111 vjeçarja/ Shkodër, Zenepe Piraj mori sot dozën e dytë të vaksinës

Shqipëria

Feston ditëlindjen 111 vjeçarja/ Shkodër, Zenepe Piraj mori sot dozën e dytë të vaksinës

Më: 10 maj 2021 Në ora: 20:06
Zenepe Piraj

Zenepe Piraj, këtë të Hënë të 10 majit ka mbushur plot 111 vite. Në këtë pervjetor të rrallë e të veçantë të gjyshes me të vjetër në Shqipëri që ka marre vaksinën anticovid, ishin të rinjtë e qytetit dhe shoqëria civile që vendosen t’i festojnë ditëlindjen.

Nënë Zenepja përcjell vetem urime pafund, për të gjithë vullnetaret që kujdesen për të vazhdimisht dhe për ata që sot e kujtuan .

Pasioni i 111 vjeçares janë lulet por për shkak të moshës, vitet e fundit, nuk mundi të përkujdesej për to, prandaj të rinjtë vendosin që t’i mbillnin lule dhe peme duke I zbukuruar serish oborrin.

Zenepe Piraj lindi me 10 maj të vitit 1910 në qytetin e Podgoricës dhe me pas u zhvendos në qytetin e Shkodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat