Raporti për drogën, PD: Beteja për zgjedhjet dhe demokracinë ia vlen

Shqipëria

Raporti për drogën, PD: Beteja për zgjedhjet dhe demokracinë ia vlen

Më: 10 maj 2021 Në ora: 20:11
Gazment Bardhi

Rrjeti “Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” publikoi sot një raport mbi flukset e emigrantëve, drogës dhe parave të pista në Ballkanin Perëndimor, ku ndër të tjera theksonte se “Elbasani është një qendër kyçe e shkëmbimeve lindje-perëndim të opiumit dhe heroinës, pasi gjendet në rrugën kryesore midis bregdetit shqiptar, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar duke lëshuar akuza për qeverinë.

“Me Taulant Ballën me vota të blera nga krimi i organizuar dhe me Edi Ramën në krye, për fat të keq Elbasani dhe Shqipëria ngelen në udhëkryq.

Elbasani, cilësohet si qendër kyçe e shkëmbimeve lindje-perendim të opiumit dhe heroinës, sipas raportit të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

Beteja për zgjedhjet dhe demokracinë ia vlen. Lufta ndaj krimit dhe politikanëve të lidhur me krimin ia vlen. Beteja bëhet për qytetarët dhe për vendin” shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat