Kush po i shkatërron familjet? 421 padi vetëm në 5 muaj, 1226 të mbartura nga viti i kaluar

Shqipëria

Kush po i shkatërron familjet? 421 padi vetëm në 5 muaj, 1226 të mbartura nga viti i kaluar

Më: 10 maj 2021 Në ora: 20:18
Foto

Divorcet po shndërrohen në normalitet në Shqipëri.  Nga viti në vit, ashtu siç tregojnë dhe shifrat nga gjykata, vjen ne rritje numri i padive për zgjidhje të martesave.

Sipas avokates,Vjollca Pustina, arsyeja kryesore mbetet ekonomia e dobët e familjeve, e cila shkakton konflikt mes çifteve.

"Kërkesat e padisë për zgjidhje martese në gjykatën e Tiranës nga viti në vit kanë pësuar rritje.Ka edhe kërkesa të mbartura nga viti i kaluar por që statistikat tregojnë se ka shumë depozitime kërkesash për zgjidhje martese. Gjithmonë viktimë e zgjidhjeve të martesës janë fëmijët."

Në shumë raste, këto konflikte vijojnë edhe pas ndarjes me gjyq, duke u mbyllur edhe me viktima siç ishte ngjarja me e fundit ne Elbasan, ku burri vrau ish-bashkëshorten para gjykatës.

"Kur shkojnë dy njerëz në gjykatë për tu divorcuar detyrimisht mund të kenë dhe konflikte. Ka familjarë që e zgjidhin me marrëveshje, ka familjarë që kanë edhe konflikte, të cilat mbarten edhe pas zgjidhjes së martesës."

Vetëm nga viti i kaluar kanë mbetur për shqyrtim 1226 padi.

"Gjykatat në zgjidhjet e martesave bëjnë disa seanca, seanca e pajtimit, seanca ku psikologia merret me fëmijët."

Në 5 muajt e parë të këtij viti në gjykatë janë dorëzuar 421 padi të reja për zgjidhje martese, prej të cilave janë pranuar për gjykim 173.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat