Rivotim? Kume: Janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë PD!

Shqipëria

Rivotim? Kume: Janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë PD!

Më: 10 maj 2021 Në ora: 22:26
Kristaq Kume

Kristaq Kume, ish kreu i KQZ tha se janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë PD për rivotim në 9 qarqet.

Në një lidhje live në Open ai tha se KAS nuk do referohet fare kësaj teme, pasi vota e pavlefshme nuk është shkelje ligjore.

Kume: KAS as ka për tju referuar fare kësaj, se që të përsëriten zgjedhjet duhet shkelje ligjore, vota e pavlefshme nuk është shkelje ligjore, por le ta supozojmë se është, çfarë ka efekti ka.

Duhet t’i referohemi asaj çfarë parashikon kodi zgjedhor për pavlefshmëri, por duhet të kemi kemi shkelje ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat