Kokalari: Ja ku gaboi Basha që i ‘besoi’ Ramës

Shqipëria

Kokalari: Ja ku gaboi Basha që i ‘besoi’ Ramës

Më: 10 maj 2021 Në ora: 22:58
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Në lidhje direkte me Çim Peka Live, aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, komentoi edhe zgjedhjet në Shqipëri.

‘Ne pamë vjedhje masive. Kjo është diçka që ne e  përjetuam në nëntor në SHBA. Por më bëri përshtypje në atë kohë që Lulzim Basha doli hapur dhe uroi Joe Biden, shumë para kohe. Gabimi i Bashës dhe PD që nuk e morën shumë seriozisht situatën duke ditur që këto zgjedhje do të vidheshin. Ata duhet të kishin parë në Amerikë, që kur i vodhën zgjedhjet Donald Trumpit, PD është shumë më e vogël sesa me zgjedhjet në Amerikë.

Pra Duhet ta kishin marrë shumë më seriozisht. Fushata nuk bëhet me dy muaj. Ti ke një popull që po blihet me shumë pak para. Ti duhet të dalësh 1 vit përpara, dhe tu shpjegosh se çfarë mund të bëjë 50 dollarë për një javë, dhe çfarë do bëjë PD në katër vite.

Unë duke dëgjuar Bashën që ishte i bindur në fitore kam menduar ose këta të PD dinë diçka, ose këta nuk dinë të sillen përballë një personi si Rama, që është shumë i zgjuar.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat