Me varëse dhe tatuazh, zbulohet fotoja e të riut që u vra në Tiranë

Shqipëria

Me varëse dhe tatuazh, zbulohet fotoja e të riut që u vra në Tiranë

Më: 11 maj 2021 Në ora: 00:21
Mehmet Qema 27 vjeç

Mehmet Qema 27 vjeç u qëllua me pistoletë mbrëmjen e sotme në rrugën “5 Maji” në Tiranë duke ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve.

Aldo Kozarja ka siguruar foton e viktimës. I riu me varëse dhe tatuazh në qafë, sipas të dhënave paraprake dyshohet se u qëllua pas një konflikti mes disa personave.

Policia thotë se rrethanat janë ende të paqarta, por dyshohet për një konflikt mes disa personave që ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit. 7 persona janë shoqëruar deri tani. Viktima rezulton pa precedent penal.

Gjithashtu policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat