Vrasja e 27 vjeçarit në Tiranë, policia shpall në kërkim autorin dhe 5 persona të tjerë

Shqipëria

Vrasja e 27 vjeçarit në Tiranë, policia shpall në kërkim autorin dhe 5 persona të tjerë

Më: 11 maj 2021 Në ora: 08:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “5 Maji” në Tiranë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri një 27-vjeçar.

Policia njofton se autori i ngjarjes së rëndë është një 28-vjeçar, i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Po ashtu në kërkim janë shpallur edhe 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkohë policia është duke vijuar punën për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë i policisë shqiptare:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i dyshuar i ngjarjes.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. Q., 27 vjeç, bazuar dhe në provat e grumbulluar, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasit : M. D., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasit E. P., 27 vjeç, B.H., 28 vjeç, B. A., 23 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat