E trishtë/ Ndërron jetë në Itali 32-vjeçari vlonjat

Shqipëria

E trishtë/ Ndërron jetë në Itali 32-vjeçari vlonjat

Më: 11 maj 2021 Në ora: 12:59
Sabri Kalaj

Jeta ndonjëherë është e padrejtë, sikurse fati tregohet mizor.

Një 32 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë papritur, duke tronditur dhe pikëlluar familjarët, të afërmit dhe miqtë e tij të shumtë.

Sabri Kalaj, i riu që u nda para kohe nga jeta, ishte nga fshati Dukat i Vlorës.

Dyshohet se ai ndërroi jetë papritur, si pasojë e një infarkti.

32 vjeçari jetonte prej kohësh në Itali, në zonën e Reggio Emilia.

Për shkak të situatës së pandemisë dhe të procedurave të nevojshme, trupi i të ndjerit nuk ka mbërritur ende në vendlindje, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

Media lokale “Orikumi news” ka publikuar foton e 32 vjeçarit, si dha ndau lajmin e trishtë për krahinën e  Vlorën,  ku ai kishte lindur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat