Shembet galeria në minierën e Martaneshit/ Dyshohet se janë bllokuar dhjetëra minatorë, drejt vendngjarjes 4 ambulanca

Shqipëria

Shembet galeria në minierën e Martaneshit/ Dyshohet se janë bllokuar dhjetëra minatorë, drejt vendngjarjes 4 ambulanca

Më: 11 maj 2021 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Thekën të Martaneshit, ku është shembur një galeri në një minierë.

Për pasojë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar dhjetëra minatorë.

Katër autoambulanca janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes, ndërsa është kërkuar ndihmë edhe nga Dibra e Burreli.

Drejt vendngjarjes është nisur po ashtu edhe Policia që pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e ngjarjes. Ende nuk ka detaje paraprake mbi rrethanat.

Sjellim në vëmendje që në fshatin Thekën ndodhet një minierë kromi dhe vepron një subjekt minerar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat