Vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë, vetëdorëzohen në polici edhe 3 personat e tjerë, 1 në kërkim

Shqipëria

Vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë, vetëdorëzohen në polici edhe 3 personat e tjerë, 1 në kërkim

Më: 11 maj 2021 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Janë vetëdorëzuar në polici edhe tre persona të tjerë të cilët ishin të pranishëm gjatë vrasjes së shokut të tyre Mehmet Qema mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën 5 Maj.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ janë vetëdorëzuar në polici 3 prej këtyre personave, ndërkohë që një ende është në arrati.

Në kërkim ishin: Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi.

Pak më herët u dorëzua Marius Dema, autori i ngjarjes dhe Frenkli Myftari. Dema tha se e kishte vrarë aksidentalisht shokun e tij pasi nuk e dinte se kishte fishekë në pistoletë. Ai tha se armën e kishte gjetur viktima në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat