I riu u ekzekutua brenda makinës në Elbasan, britma e lot nga të afërmit

Shqipëria

I riu u ekzekutua brenda makinës në Elbasan, britma e lot nga të afërmit

Më: 11 maj 2021 Në ora: 20:23
Elbasan

(E plotësuar 20:44) - Një tjetër vrasje është regjistruar këtë martë në lagjen “Skënderbej” në qytetin e Elbasanit.

Një person është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën. Mësohet se i riu ishte i shoqëruar me një vajzë.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vrasjes, ndërsa të afërm të viktimës janë tronditur nga ngjarja e ndodhur të cilët kanë shpërthyer në britma e lot.

Ambulanca ndodhej në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shpëtimin e jetës së të riut, por fatkeqësisht ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe autorët e ngjarjes.

E qëlluan ndërsa ndodhej në makinë me një vajzë, humb jetën i riu në Elbasan

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Elbasan.

Burime bëjnë të ditur se një i ri është qëlluar ndërsa ndodhej në automjetin e tij e për pasojë ka ndërruar jetë.

Mësohet po ashtu se i riu ndodhej në makinë, i shoqëruar nga një vajzë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat