Manjani: Na duhet BE të na monitorojë se na mbyten ambasadorët, PD të ketë prioritet negociatat

Shqipëria

Manjani: Na duhet BE të na monitorojë se na mbyten ambasadorët, PD të ketë prioritet negociatat

Më: 11 maj 2021 Në ora: 22:22
Ylli Manjani

Partia Demokratike nuk duhet të kërkojë përsëritje të zgjedhjeve, tha Ylli Manjani në “Ilva Now”, duke renditur prioritetet që duhet të ketë PD-ja dhe opozita momentalisht.

Sipas z. Manjani prioritet është reformimi i sistemit zgjedhor, pasi akoma edhe nëse zgjedhjet përsëriten, përderisa sistemi është i njëjti atëherë nuk mund të pritet një rezultat ndryshe. Përkundrazi, për Ylli Manjanin, një rezultat i dytë i njëjtë do të shërbente si alibi për PS-në.

“Të përsërisësh zgjedhjet me të njëjtin ligj, me të njëjtin sistem mashtrimi nuk vlen dhe e çimentos pushtetin pasi heq edhe alibinë se i ka vjedhur zgjedhjet. Sistemi zgjedhor duhet ndërtuar nga e para, një sistem që të ketë si qëllim që ta bëjë proporcionale votën e qytetarëve”, u shpreh z. Manjani.

Hapja e negociatave me BE-në, për Manjanin duhet të jetë pjesë e procesit që duhet të ndjekë PD-ja. Sipas z. Manjani, hapja e negociatave është urgjente për Shqipërinë, pasi na nevojitet dikush që të na monitorojë.

“PD-ja duhet të drejtojë veten drejt një procesi politik. Çështje madhore është hapja e negociatave dhe ndërtimi i rregullave zgjedhore nga fillimi, ky sistem është kalbur. Duhen me çdo kusht këtij vendi negociatat se jemi në limitet e fundit. Edhe për interesa politike të vendit, na duhet dikush të na monitorojë se na mbytën ambasadorët”, u shpreh z. Manjani.

Mirëpo sipas Manjanit, qëllimi i përbashkët i PD-së dhe PS-së për t’u bërë pjesë e BE-së nuk nënkupton se duhet bërë koalicion.

“PD nuk ka terren për koalicion me PS-në”, tha Ylli Manjani, duke shtuar se një orë e parë duhen bërë zgjedhjet e pushtetit lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat