Curri zbulon prapaskenat: Basha-Meta kanë që në 26 prill pa folur, do ketë përplasje

Shqipëria

Curri zbulon prapaskenat: Basha-Meta kanë që në 26 prill pa folur, do ketë përplasje

Më: 11 maj 2021 Në ora: 23:08

Analistët në emisionin “Open” janë treguar kritikë sot me liderin demokrat Lulzim Basha, i cili prej ditësh që kur ka nisur diskursi i maxhorancës për të shkarkuar Presidentin e deri më sot kur janë zhvilluar seancat e Komisionit Hetimor, nuk ka reaguar.

Ata janë të mendimit se edhe Basha është pro shkarkimit të presidentit, pasi e bëjnë fajtor për diskursin e tij para zgjedhjeve të 25 prillit, gjë që sipas opozitës ndikoi në humbjen e tyre. Analisti Arjan Curri ka treguar nga burimet e tij se prej kohësh ka një ftohje mes Bashës dhe Metës dhe mes tyre nuk ka komunikim që prej datës 26 prill 2021.

Andi Bushati u shpreh në OPEN se opozita e drejtuar nga Basha nuk e ka frymën e mbrojtjes dhe përballjes me regjimin. Sipas tij në Shqipëri falen aeroporte dhe opozita mbyll gojën.

Bushati: Një kryetar opozitë do të fillonte dhe të thonte që t’i nuk mund të bashkëpunosh me mua me presidenti, kur je futur kokë e këmbë në procedurë në shkarkimin e atij që kemi president. Një opozitë pa qëndrim, është e papranueshme. Çfarë ndodhi një vit më parë kur Ilir Meta u fut në një betejë kushtetuese për Gjykatën Kushtetuese, në fund Komisioni i Venecias i dha të drejtë. E mbani mend qëndrimin e PD, thonte është beteja e presidentit. Kjo opozitë nuk ka frymën e mbrojtjes ndaj regjimit. Është e lehtë të thuash kriminelet dhe oligarkët. Një opozitë që mungon në beteja të tilla si në mbrojtjen e Kushtetueses dhe të presidentit, është e papranueshme. Këtu falen aeroporte dhe opozita mbyll gojën. Ne duhet ta pranojmë që Sali Berisha është burrë shteti. Basha nuk e ka treguar këtë. Cili është ai burrë ai politikan me kollare që nuk reagon për ‘impeachmentin” (shkarkimin) e një presidenti? Të dalë të thotë është mirë ose është keq. Por nuk po e bën, ç’ka tregon se edhe Basha është i interesuar për këtë shkarkim.

Curri: Shiko, unë me burimet e mia si gazetar kam marrë informacione që nuk ka prej ditësh komunikim mes Bashës dhe Metës. As me telefon, as me mesazhe e jo më takime. Kjo ftohje e një niveli ndërpersonal ka dalë në skenë politike. Do të ketë përplasje të partive të opozitës me njëra-tjetrën, mes PD, LSI, kanë filluar fërkimet mes tyre. Aleatët e vegjël po njohin zgjedhjet. Do të fillojë një përplasje që ushqehet nga Rama. po të ishin në listë të përbashkët do kishin shumë më tepër deputetë, dhe që atëherë ka filluar krisja. Kush është dilema? Këta të LSI më thonë nuk donte PD-ja. kur pyes këta të PD-së më thonë nuk donte LSI-ja. kjo është republikë kollovarësh dhe elitë fshatareske ku të gjithë përpiqen të thonë atë që nuk duan të thonë. Të dyja partitë u treguan egosite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat