Tërmet i fortë në Korçë

Shqipëria

Tërmet i fortë në Korçë

Më: 11 maj 2021 Në ora: 23:50
Ilustrim

(E plotësuar 00:17) - Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë. Lëkundjet janë ndjerë edhe në vendin tonë, në zonat e jugut, kryesisht në Korçë.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në 14 km në jug-perëndim të Kosturit.

Deri tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Sipas EMSC lëkundjet e tërmetit kishin një thellësi prej 2 km.

Image

***

Një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës rihter me epiqendër në Greqi është ndjerë deri në juglindje të Shqipërisë duke shkaktuar lëkundje të forta të tokës në Korçë dhe zonat përreth.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në Tiranë.

Tërmeti ka shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët, që kanë dalë nga shtëpitë.

Por paraprakisht nuk raportohet për dëme.

Lajmi në përditësim…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat