Tronditet dhe Korça! Një i plagosur me armë zjarri

Shqipëria

Tronditet dhe Korça! Një i plagosur me armë zjarri

Më: 12 maj 2021 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

Të shtënat me armë kanë tronditur mbrëmjen e sotme dhe qytetin juglindor.

Sipas informacioneve paraprake nga policia mësohet se është plagosur një person, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve paraprake personi në fjalë ka marrë një plumb në kofshë ndërsa mënyra se si është plagosur mundet që te jetë vetëplagosje, nga pakujdesia se si ka mbajtur armën.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat