Ambasadorja Yuri Kim iftar me përfaqësues të besimeve fetare në Shqipëri

Shqipëria

Ambasadorja Yuri Kim iftar me përfaqësues të besimeve fetare në Shqipëri

Më: 12 maj 2021 Në ora: 00:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj dhe Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gendler kanë shtruar një darkë iftari me rastin e muajit të Ramazanit, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

Kim thotë se për të ishte e veçantë të çelte iftarin me “miq të të gjitha besimeve”.

“Faleminderit Baba Edmond Brahimaj dhe Ambasadorit Izraelit Noah Gendler për bashkë-pritjen e iftarit të mbrëmjes. Shumë e veçantë të çel iftarin me miqtë e të gjitha besimeve. Gëzuar Ramazanin!”, shkruan Yuri Kim.

Besimtarët myslimanë festojnë këtë të enjte Fitër Bajramin, një ndër festat më të rëndësishme, pas një muaji agjërimi dhe sakrifice.

Këtë herë falja do të kryhet në sheshet kryesore të qyteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat