Flet vëllai i pronarit të agjencisë që tentoi vetëvrasjen, tregon emrat e policëve që i kanë bllokuar linjën e transportit

Shqipëria

Flet vëllai i pronarit të agjencisë që tentoi vetëvrasjen, tregon emrat e policëve që i kanë bllokuar linjën e transportit

Më: 12 maj 2021 Në ora: 11:20
Vëllai i Admir Jahelezit, Ismet Jahelezi

Ismet Jahelezi, vëllai i Admir Jahelezit, i cili kërcënoi me vetëvrasje paraditen e sotme se do të hidhej nga godina e “Muzeut Kombëtar” ka zbuluar me emra personat e Policisë së Qarkullimit Rrugor, që e kanë penguar në vijueshmërinë e punës së tij.

Admir Hajelezi është pronar i agjencisë që transportonte pasagjerë nga Bajram Curri- Gjakovë-Tiranë, ndërsa vëllai i tij në një prononcim për mediat tha se kanë qenë Policët e Transportit Rrugor nga Komisariati i Tropojës që kanë ndikuar në bllokimin e aktivitetit.

Sipas tij Ministria e Kosovës ka marrë vendim për të ndaluar konkurrencën e padrejtë të linjave të tjera, ndërsa nga autoritetet shqiptare nuk kanë marrë asnjë përgjigje pavarësisht ankesave të herëpashershme.

Personat që sipas tij i kanë bllokuar aktivitetin janë: nga policia e autostradës Milot-Morinë, Artan Hoxha, Preng Cupi, ndërsa nga Policia e Tropojës Dush Hajdari dhe Hamëz Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat