Çudit ministrja Gjonaj, lë në hije Fatmir Xhafaj: Falë vizionit tim u reformua drejtësia

Shqipëria

Çudit ministrja Gjonaj, lë në hije Fatmir Xhafaj: Falë vizionit tim u reformua drejtësia

Më: 12 maj 2021 Në ora: 15:15
Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaron se Reforma në Drejtësi dhe ndryshimi i sistemit të drejtësisë është realizuar falë vizionit të saj.

Në një njoftim në rrjetet sociale, ku ministria njofton për një takim me veteranët e LANÇ-it, thuhet se dita kombëtare e Drejtësisë ka si bazë vizionin e Etilda Gjonajt për të reformuar sistemin e drejtësisë.

Postimi në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë

Isha me fat të isha pjesë e protokollit të Kryesisë së Veteranëve të LANÇ- it, “NDERI I KOMBIT”, me të nderuarit, Odhise Porodin Sekretar i Përgjithshëm të LANÇ, Servet Agalliu, shef i aparatit administrativ të LANÇ-it.

Shoku Odhise Porodini, kishte punuar që në moshë të re deri sa doli në pencion në sistemin e drejtësisë. Ai hodhi përshtypjet e tij në bllokun e pështypjeve për punën e bërë për Reformë në Drejtësi dhe efektet që priten në vazhdimsi në këtë institucion serioz. Aty ishte historiku në shtrirje i themeleve të drejtësisë në Shqipëri.

Kjo ngjarje si, Dita Kombëtare e Drejtësisë, ka si bazë vizionin e Ministres së Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj si ideatore e Reformimit të Sistemit të Drejtësisë.

Deklarata më shumë se realitet është një delir personal i Gjonajt, e cila në kohën kur Reforma në Drejtësi nisi të hartohej nuk ishte në krye të Ministrisë së Drejtësisë, por vetëm anëtare e grupit të punës.

Një post teknik i cili nuk lidhej fare me ideimin apo me hartimin e Reformës dhe ndryshimin e sistemit të vjetër të Drejtësisë. Por duket se e “vërteta” qenka ndryshe. Nuk qenka as Edi Rama, as Fatmir Xhafaj dhe as grupi i deputetëve që hartuan Reformën njerëzit që e bënë atë, por Etilda Gjonaj, asokohe një juriste e thjeshtë teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat