Sot dita e infermierëve, mjeku Tritan Kalo: Ju jeni krahu i djathtë, shtyllë e fortë

Shqipëria

Sot dita e infermierëve, mjeku Tritan Kalo: Ju jeni krahu i djathtë, shtyllë e fortë

Më: 12 maj 2021 Në ora: 18:34
Foto e publikuar ne Facebook

Sot është dita ndërkombëtare e infermierëve dhe mjeku Tritan Kalo pjesë e spitalit Infektiv, i njohur në vitin e fundit si “COVID-1” shkruan në një postim në Facebook se ata janë pa as më të voglin hezitim krahu i djathtë dhe një shtyllë e fortë e ofrimit të përkujdesit ndaj çdo të sëmuri, si në kushtet spitalore po ashtu edhe në mjediset ambulatore.

Postimi:

“Kohë kovidiane….12.05.2021…. Dita botërore e infermjereve/infermjerëve….Janë pa as më të voglin hezitim krahu i djathtë i Mantelbardhëve kudo në Botë…

Janë baza më e gjërë dhe një shtyllë e fortë e ofrimit të përkujdesit ndaj çdo të sëmuri, si në kushtet spitalore po ashtu edhe në mjediset ambulatore të Shërbimeve Shëndetsore publike dhe private….

Sakrifikojnë  jo pak nga shëndeti i tyre sidomos këto kohë të Pandemisë nga Sars-Cov2/Covid-19, kur një  numër jo i vogël i tyre janë sëmurë nga kjo “flamë mbarëbotërore”, ose edhe kanë humbur jetën prej saj….

Jemi të gjithë shumë krenar për JU!!!….Përftoj nga ky postim për t’ju uruar atyre dhe të gjithë Bashkëkombasve të mi edhe Fitër Bajramin, GËZUAR!!!….Together forever!!!” shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat