KAS u refuzoi kërkesat për 25 prillin, Bardhi: Drejtësia do bëhet do apo nuk do Rama dhe veglat e tij

Shqipëria

KAS u refuzoi kërkesat për 25 prillin, Bardhi: Drejtësia do bëhet do apo nuk do Rama dhe veglat e tij

Më: 12 maj 2021 Në ora: 19:58
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherësh dhe deputet i zgjedhur në Elbasan, Gazment Bardhi akuzon Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ  se u mohoi sot shqiptarëve transparencën për masakrën zgjedhore të 25 Prillit.

Në një reagim për vendimmarrjen e sotme në KAS, Bardhi thotë se 3 anëtarët e zgjedhur nga PS refuzuan, në mënyrë të paligjshme, pa asnjë argument të marrin nga institucionet shtetërore provat që faktojnë se PS përdori burimet shtetërore dhe kriminale për deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

Duke refuzuar të marrë dhe administrojë informacionin zyrtar për punësimet masive të paligjshme, përdorimin e personave me rekorde kriminale për blerjen e votave, dhënien e paligjshme të lejeve të legalizimit apo favoreve të tjera shtetërore në këmbim të votave, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve, thotë Bardhi.

Sipas tij, ky është një akt i përsëritur, kur shërbëtorët e Ramës u heqin shqiptarëve të drejtën për një proces të ndershëm zgjedhor.

"Me vendimin për fletën e ndërlikuar të votimit, për shkak të të cilit vota e 83 mijë qytetarëve u bë e pavlefshme, KAS faktohet si bashkëautor i masakrës elektorale të 25 Prillit.Edi Rama mund ta pengojë tani, por nuk ka forcë ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore".

Bardhi thekson se transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat