Rama tregon vendimin: Fëmijët e bluzave të bardha që humbën jetën nga Covid-19, ndihmë deri në 18 vjeç

Shqipëria

Rama tregon vendimin: Fëmijët e bluzave të bardha që humbën jetën nga Covid-19, ndihmë deri në 18 vjeç

Më: 12 maj 2021 Në ora: 22:26
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin që ka mbajtur në ceremoninë e zhvilluar në Ditën Ndërkombëtare ka treguar edhe vendimin që ka marrë me marrjen e mandatit të tretë.

Teksa ka shprehur vlerësimet për infermierët, si dhe ka nderuar ata që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, kreu i qeverisë shprehet se do të ketë një ligj për fëmijët e të rënëve në krye të detyrës të bluzave të bardha.

Lidhur me këtë ligj, kryeministri u shpreh se këta fëmijë do të marrin ndihmë të pandërprerë nga shteti, deri në moshën 18-vjeçare.

"Më duket vendi i duhur për ta përsëritur një angazhim që e kam marrë që përpara ditës së zgjedhjeve që vendimin e parë të qeverisë së re ne do ia kushtojmë atyre që quajmë me plot gojës, fëmijë të Republikës, vajzat dhe djemtë e të gjithë njerëzve që i kanë shërbyer qytetarëve dhe shtetit dhe kanë rënë në krye të detyrës dhe sigurisht që fëmijët e të rënëve në krye të detyrës mes bluzave të bardha nuk do jenë vetëm pasi me këtë ligj të ri ne do të miratojmë, për ta deri në ditën e daljes së tyre të pavarur në jetë do të kujdeset shteti në mënyrë të posaçme.

Kur dikush bën një akt heroik sic ishte akti i atij djalit të ri që ishte dhe baba i ri, një fëmijë 4 vjeç që humbi jetën për të shpëtuar të tjerë nga flakët dhe gjëja që shteti bën si rezultat i vendimeve të marra më parë është t'i dorëzojë një certifikatë dhe t'i lidhi familjes një pension.

Kjo është më shumë se asgjë, por besoj se jemi më të mirë se kaq dhe ne mund të bëjmë më mirë se kaq si shoqëri dhe si qeveri në emër të shoqërisë. prandaj është koha që jo vetëm t'i nderojmë këta njerëz të mirë dhe profesionist të përkushtuar, por të marrim përsipër që të kujdesemi për fëmijët e tyre në mënyrë që bashkëshortët e tyre të mbetur të vetëm të mos kenë vetëm certifikatën e varur në mur dhe atë pensionin krejt modest për një jetë të humbur që të mos kthehet më, por edhe një mbështetje të vazhdueshme konkrete dhe të pandërprerë për fëmijët deri kur të dalin të pavarur", tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat