Mosbesimi te vaksina kineze, Rakacolli përmend studimet: Parandalon vdekjen tek ata që preken

Shqipëria

Mosbesimi te vaksina kineze, Rakacolli përmend studimet: Parandalon vdekjen tek ata që preken

Më: 12 maj 2021 Në ora: 22:39
Mira Rakacolli

Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli foli në “Ilva Now” për aplikimin e vaksinës kineze dhe dyshimet e ngritura rreth efikasitetit të saj.

Ajo thotë se studimet kanë vërtetuar se vaksina e “Sinovac” ka dëshmuar se është efikase në parandalimin e rasteve të vdekjeve.

“Absolutisht jo. Nuk është e vërtetë se nuk e kanë pranuar, sepse të mos e pranosh, nuk ka asnjë arsye që të mendohet se vaksina kineze ka ndonjë problem qoftë teorikisht, qoftë praktikisht. Me Sinovac janë vaksinuar personal shëndetësor në Turqi dhe ka qenë shumë efikase, në një nga studimet ka dhënë efikasitet për parandalimin e vdekjes tek ata që preken”, tha ajo.

Gazetarja Ilva Tare pyeti zv.ministren nëse është regjistruar ndonjë humbje jetë që ka pasur lidhje direket me aplikimin e vaksinës, znj. Rakacolli tha se deri tani nuk është raportuar asnjë e dhënë e tillë.

Ajo theksoi se të gjitha llojet e vaksinave kanë shkaktuar efekte anësore tek qytetarët.

“Jo, nuk ka. Ne kemi të ngritur një komitet me ekspertë, raportimet që të ketë lidhje mes humbjes së jetës me vaksinë nuk ka. Efekte anësore të gjitha vaksinat kanë pasur”, tha ajo.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shrpeh se deri tani kanë mbledhur 185 raste me efekte anësore nga aplikimi i vaksinave, ku shenja më e përhapur sipas tij ka qenë temperatura e lartë.

“Ne si 127 [Urgjencë Kombëtare], kemi mbledh 185 efekte anësorë nga vaksinat, Në të cilat 59% temperaturë, lodhje, dhimbje koke, dhimbje në vendin e injektimit, dhimbje kyçesh etj”, tha Brataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat