Boss-i u arratis në Shqipëri, mediat turke zbardhin detaje të reja: Po e fsheh një biznesmen

Shqipëria

Boss-i u arratis në Shqipëri, mediat turke zbardhin detaje të reja: Po e fsheh një biznesmen

Më: 13 maj 2021 Në ora: 00:38
Faruk Fatih Ozer

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arratisjen e milionerit të kriptomonedhës turke, Faruk Fatih Ozer. Media duke iu referuar referuar mediave turke mëson se milioneri 28-vjeçar po fshihet dhe po ndihmohet nga një biznesmen i fuqishëm në Shqipëri që ka në pronësi një kompani furnizuese me produkte ushqimore.

Sipas mediave turke, kjo është konfirmuar edhe nga burimet në policinë e Turqisë, të cilët prej disa ditësh kanë dërguar agjentë në Shqipëri që po punojnë së bashku me palën shqiptare për të bërë të mundur gjetjen dhe kapjen e të riut që u arratis me 2 miliard dollar virtual.

Përmes kompanisë Thodex, Faruk Fatih Ozer, mashtroi rreth 400 mijë persona të cilët investuan paratë e tyre në kompaninë Thodex të monedhës virtuale turke të cilën më pas Faruk e deklaroi të mbyllur.

Ndërkohë në vendin tonë përflitet nga burime policore se është vendosur një shumë prej 50 mijë eurosh për cilindo që jep informacione të vlefshme në kapjen e turkut të arratisur.

Së fundmi prokuroria shqiptare ka regjistruar procedim penal në ngarkim të biznesmenit turk Faruk Fatih Ozer, i cili dyshohet se fshihet në vendin tonë prej 18 prillit, ndërsa është zbuluar se ka lëvizur në disa zona në Tiranë, por ende nuk ka rënë në duart e efektivëve, që kanë qenë gjithmonë një hap pas.

Është raportuar policia shqiptare kishte arrestuar Altjan Canajn dhe Edevaldo Haxhiajn me akuzën e dhënies së ndihmës ndaj të arratisurit turk. Canaj është shprehur para policëve se nuk e dinte fare se kush ishte Faruk Fatih Ozer dhe qëllimin e ardhjes së tij në Shqipëri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat