Besimtarët në Elbasan festojnë Fitër Bajramin/ Myftiu Duka: Lutjet tona shkojnë për ata që u sprovuan nga pandemia!

Shqipëria

Besimtarët në Elbasan festojnë Fitër Bajramin/ Myftiu Duka: Lutjet tona shkojnë për ata që u sprovuan nga pandemia!

Më: 13 maj 2021 Në ora: 08:53
Elbasan

Besimtarët myslimanë festojnë sot ditën e parë të Fitër Bajramit, i cili për të dytin vit festohet nën masat e pandemisë së covid-19.

Ashtu siç ishte njoftuar, falja e namazit të bajramit u zhvillua në sheshin Gensher duke mbledhur aty mijëra qytetarë.

Sikurse shihet edhe në pamjet e mëposhtme sheshi është mbushur me besimtarë për faljen e namazit.

Myftiu i Elbasanit, Agim Duka teksa uron të gjithë besimtarët, u lut që Allahu të mëshirojë të gjithë të jetët e humbura nga pandemia dhe të sëmurët t’i kthejë sa më parë pranë familjes.

“Le të jetë ky muaj që ne sadopak të kemi ripërtëritur besimin tonë, vlerat tonë. Çdo gjë tek ne ka filluar sot dhe ta mbajmë këtë faqe të re të pastër siç ishte në muajin e bekuar të Ramazanit.

Padyshim lutjet tona do të jenë për ata njerëz që u sprovuan nga pandemia. Ne lusim Allahun që ata t’i mëshirojë dhe të sëmurët tanë zoti t’i kthejë sa më afër familjes. Ta lusim Allahun që të na largojë këtë virus që ka bllokuar gjithë botën”, tha Myftiu Duka.

Fitër Bajrami është festa që vjen si shpërblim për besimtarët myslimanë pas muajit të shenjtë të Ramazanit. Festa e Bajramit simbolizon bashkimin, paqen, harmoninë dhe begatinë mes besimtarëve. Tradita e festës është që besimtarët të bëjnë vizita tek të afërmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat