Fiter Bajrami, Ambasada e SHBA: Urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve!

Shqipëria

Fiter Bajrami, Ambasada e SHBA: Urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve!

Më: 13 maj 2021 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Ambasada e SHBA në Tiranë uron të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit.

Ambasada shkruan në një mesazh në “Facebook” se kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, dërgojmë urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë sot Fiter Bajramin. Kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë.

Ndërsa e gjithë bota është bashkuar në përballjen me sfidën e COVID-19, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat