Basha uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin: Agjërim të pranuar e shpresë të përtëritur, Zoti e bekoftë Shqipërinë

Shqipëria

Basha uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin: Agjërim të pranuar e shpresë të përtëritur, Zoti e bekoftë Shqipërinë

Më: 13 maj 2021 Në ora: 10:06
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me rastin e Fiter Bajramit zhvilloi një vizitë në Komunitetin Mysliman Shqiptar, ku dha edhe një mesazh shkurt për besimtarët.

“Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të ripërtëritur, Zoti ju bekoftë ju, ju begatoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha kreu i PD, Lulzim Basha.

Sot besimtarët myslimanë në mbarë vendin festojnë ditën e Fiter Bajramit. Pas një muaji agjërim, sakrificë, lutje dhe adhurim ndaj zotit besimtarët janë mbledhur sot bashkë për faljen e Namazit.

Edhe pse në kohë pandemie, përsëri qytetarët kanë dalë në sheshin “Skënderbej”.

Sipas njoftimit që bëri një ditë  më parë KMSH, programi nisi në orën 05:40 dhe mbaroi në 06:20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat