Vrau shokun e tij, prokuroria kërkon burg për Marjus Demën

Shqipëria

Vrau shokun e tij, prokuroria kërkon burg për Marjus Demën

Më: 13 maj 2021 Në ora: 10:59
Mehmet Qema dhe Marjus Dema

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës që të caktojë masën ‘arrest me burg’ për Marjus Demën me akuzën e vrasjes me dashje të Mehmet Qemës dhe armëmbajtjes pa leje.

Arma e sekuestruar tip pistoletë është dërguar në laboratorin e policisë për t’u ekzaminuar nëse është përdorur apo jo në krime të tjera.

Ndërkohë që për 4 shokët e tij prokuroria po kryen hetimet për të zbuluar veprimet e tyre në fshehjen e krimit dhe manipulimin e vendngjarjes.

Laboratori i monedhave dixhitale, i gjetur pas krimit rezulton se ishte ndërtuar para disa muajsh dhe sapo kishte nisur prodhimin.

Asnjë nga të ndaluarit nuk e kanë pranuar pronësinë e laboratorit të kriptomonedhave, por sipas prokurorisë dyshohet se të gjithë të arrestuarit kanë pasur dijeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat