Fëmijë që luajnë ngado, ja si duket sheshi “Skënderbej” pas largimit të besimtarëve që falën namazin

Shqipëria

Fëmijë që luajnë ngado, ja si duket sheshi “Skënderbej” pas largimit të besimtarëve që falën namazin

Më: 13 maj 2021 Në ora: 12:57
Sheshi “Skënderbej”

Besimtarët myslimanë kanë festuar sot festën e Fitër Bajramit, ku kanë falur edhe namazin në sheshin “Skënderbej”.

Ashtu siç ishte njoftuar, falja e namazit të bajramit u zhvillua në sheshin Skënderbej duke mbledhur aty mijëra qytetarë. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme sheshi është mbushur me besimtarë për faljen e namazit.

Fitër Bajrami është festa që vjen si shpërblim për besimtarët myslimanë pas muajit të shenjtë të Ramazanit. Festa e Bajramit simbolizon bashkimin, paqen, harmoninë dhe begatinë mes besimtarëve.

Tradita e festës është që besimtarët të bëjnë vizita tek të afërmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat